APEL – VEPRIMET PËR PARANDALIMIN E RREZIKUT NGA SHPËRTHIMI I ZJARREVE!
APEL – VEPRIMET PËR PARANDALIMIN E RREZIKUT NGA SHPËRTHIMI I ZJARREVE!

APEL – VEPRIMET PËR PARANDALIMIN E RREZIKUT NGA SHPËRTHIMI I ZJARREVE!

Krijuar në datën 07/20/2022

Agjencia e Menaxhimit Emergjent paralajmëron si ne vijim.

Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe rrezikut të pritshëm nga zjarri, paralajmëron ne mënyrë të veçantë qytetarët, pronarët dhe ekonomitë familjare:

   - Mos digjni hamullorë, si pasojë zjarret dalin nga kontrolli dhe dëmet janë të pa rikuperueshme

   - të ruajnë dhe magazinojnë në mënyrë adekuate materiet e rrezikshme dhe lehtë ndezëse, dhe,

   - të ruajnë në mënyrë adekuate materiet eksploduese-shpërthyese.

Për të siguruar një nivel të caktuar të sigurisë nga zjarri, dhe për të shmangur pasojat e mundshme, APELOJMË për pasojat e mundshme nga rritja e temperaturave , rritet edhe rreziku i shpërthimit të zjarrit.

Ligji për Mbrojtjen nga Zjarri ndalon djegien e të korrave / hamulloreve, mbeturinave dhe mbetjeve bimore.

Ndalohet ndezja e zjarrit në pyje dhe pran (rrëzë) pyllit, përveç në vende të caktuara, të shënuara dukshëm me mbikëqyrje të rreptë nga personat të cilët ndezin, si dhe sanimin e detyrueshëm të sipërfaqeve ku është ndezë zjarri .

Personi i cili shkakton zjarr do të detyrohet që të kompensojë dëmin - të rimburësojë njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit për kostot e reagimit, si dhe bartë pasojat në përputhje me Ligjin për Mbrojtje nga Zjarri dhe dispozitat e ligjeve tjera në fuqi.

Gjithashtu, ekonomit familjare dhe pronarët e tokës do të humbin të drejtën për fonde stimuluese në bujqësi për një periudhë të caktuar nëse vërtetohet se ata kanë djegur mbetjet e të korrave.

Në raste kur vërehet zjarri, pa hezitim lajmëroni ne numrin unik emergjent 112 i cili është falas në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Numri 193 është gjithashtu pa pagesë dhe komunikohet nga Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit.

Numri 192 ,është numri i Policisë Kosovës, të cilët gjithnjë janë pranë qytetarëve të vendit.